Ballina Flash

Bashkia e Tiranës rregullon sinjalistikën rrugore pranë institucioneve arsimore

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Në prag të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka punuar për rivijëzimin e sinjalistikës rrugore pranë institucioneve arsimore, shkolla dhe kopshte.

“Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës po kujdeset për rivijëzimin e sinjalistikës rrugore pranë institucioneve arsimore, shkolla dhe kopshte. Përfundoi puna për vijëzimin e vendkalimit të këmbësorëve pranë shkollave “Lidhja e Prizrenit” dhe “1 Maji” si edhe rrugëve “Dervish Hatixhe” dhe Rruga e Barrikadave”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës ka treguar përkushtim të vërtetë dhe profesionalizëm gjatë këtij procesi, duke siguruar një ambient më të sigurt dhe të kujdesur për komunitetin.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilmat kosovarë në festivalin e Sarajevës
Artikulli tjetërShpëtohet nga mbytja motopeshkatorja në Durrës