Ballina Aktualitet

Policia i dorëzon turistes italiane kartën e identitetit, Balla: Në Shqipëri nuk ju humbet asgjë

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Policia e Shtetit i dorëzoi një turisteje italiane kartën e identitetit, të cilën e kishte humbur pas mbërritjes në Shqipëri.

Ndërsa ndau rastin në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Taulant Balla u uroi turistëve të huaj pushime të këndshme dhe të sigurta në vendin e shqiponjave.

“Në Shqipëri nuk ju humbet asnjë gjë. Kujdesuni për sendet tuaja personale. Për çdo problem që mund të keni kontaktoni uniformat blu, ose telefononi në numrin 112”, u shpreh Balla.

Shqipëria ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh të huaj me një rritje prej 33 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në 6 muajt e parë të këtij viti, Shqipërinë e kanë frekuentuar 3,4 milionë vizitorë të huaj.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEdhe zogjtë …divorcohen?!
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Gruaja i dhuron burrit veshkën, një në 22 milionë mundësitë e përputhshmërisë