Ballina Bota

VARSHAVE – Polonia dërgon 2000 ushtarë në kufirin me Bjellorusinë

VARSHAVE, 9 gusht /ATSH-DPA/ – Polonia planifikon të rrisë mbikëqyrjen e kufirit të saj me Bjellorusinë me 2000 ushtarë shtesë, ose dyfishin e shumës së kërkuar nga roja kufitare.

”Ushtarët do të mbërrijnë në kufi në dy javët e ardhshme”, theksoi zëvendësministri i Brendshëm Maciej Wąsik.

Në fillim të kësaj jave, roja kufitare kërkoi edhe 1 000 ushtarë të tjerë. Polonia, si Lituania, është e shqetësuar për aktivitetet e mercenarëve rusë Wagner në Bjellorusi.

Polonia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, ka një kufi 418 kilometra me Bjellorusinë. Sipas raporteve të mëparshme, 5 000 roje kufitare polake dhe 2 000 ushtarë tashmë janë vendosur atje. Ata gjithashtu duhet të marrin ndihmë nga 500 policë.

Polonia ka frikë nga provokimi që kur trupat e ushtrisë private të liderit mercenar Yevgeny Prigozhin kampuan në Bjellorusi pas një kryengritjeje të dështuar kundër Kremlinit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPjeshka largohet nga “Vllaznia”, firmos me “Flamurtarin”
Artikulli tjetërNASA: Dy shpërthime të fuqishme në Diell shkaktuan një stuhi gjeomagnetike