TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Njëmbëdhjetë nga dymbëdhjetë kompanitë e sigurimeve në tregun shqiptar e mbyllën vitin 2022 me fitim.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se, viti 2022 për tregun e sigurimeve u mbyll me një fitim prej 1.63 miliardë lekësh, në rritje vjetore me 171 %.
Sipas raportit, performanca ishte pozitive në nivel të kompanive të veçanta, si në tregun e Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës.
Në tregun më të madh, atë të sigurimeve të Jo-Jetës, u raporua një fitim neto prej 1.44 miliardë lekësh dhe shtatë nga tetë kompanitë që veprojnë në treg e mbyllën vitin me fitim.
Në tregun më të vogël, atë të sigurimit të Jetës, të gjitha kompanitë e mbyllën vitin 2022 me fitim, në një vlerë të përgjithshme prej 186 milionë lekësh.
/r.e/























