TIRANË, 7 gusht/ ATSH/ Një lajm i keq për “Tiranën”. Klubi bardheblu njofton se portieri Gentian Selmani duhet të operohet për shkak të një frakture të pësuar në sfidën e të enjtes së kaluar ndaj “Besiktas”.
Klubi bardheblu përmes rrjeteve sociale i uron shërbim të shpejtë portierit të saj.
“Shërim të shpejtë Gentian Selmani. Bardheblutë të presin të veshësh sërish dorezat e portierit. Gentian Selmani pësoi një frakturë të tibias dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale si mënyrë për rikthimin më të shpejtë në fushë!”, deklaron klubi nënkampion i vendit.
Gentian Selmani pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e së enjtes mes “Tiranës” dhe “Besiktas”. Gardiani u largua nga fusha e lojës me barrel në minutën e 32-të. 25-vjeçari do të qëndrojë disa kohë jashtë fushave të lojës. Tani bardheblutë janë të detyruar që të futen në merkato për të gjetur një zëvendësues për Selmanin derisa ky i fundit të riaftësohet.
“Tirana” këtë fillimsezoni do ta nisë me titullar në portë “veteranin” Ilion Lika, 43 vjeç, si dhe dy portierët e akademisë, 20-vjeçarin Leon Kozi dhe 18-vjeçarin Tomas Kiri.
/r.e/























