TIRANË, 7 gusht/ ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla përmes rrjeteve sociale ka vënë theksin tek roli parandalues i Policisë së Shtetit.
Duke risjellë albumin me foto të takimit të zhvilluar sot në Vlorë, Balla tha se nuk duhet të përsëritet asnjë gabim nga e shkuara.
“Policia e Shtetit ka një rol parandalues dhe ne do të vazhdojmë të jemi prezent në të gjithë hapësirën tonë detare për të kontrolluar dhe për të garantuar siguri për jetën e çdo pushuesi”, shkruan Balla.
“Kemi mësuar shumë nga gabimet e së shkuarës dhe nuk duhet të tolerojmë që asnjë prej atyre gabimeve të përsëritet më! Kjo frymë bashkëpunuese mes gjithë departamenteve të Policisë së Shtetit, bën të mundur që të ndërhyhet në kohë për çdo problematikë”, thekson Balla.
/r.e/























