Ballina Bota

FOKUS – SHBA dhe Kina hapin linja të reja komunikimi

PEKIN, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara dhe Kina hapin linja të reja komunikimi për t’u marrë me çështjet më të diskutueshme, në atë që është një nga shenjat e para të përparimit në stabilizimin e marrëdhënieve midis dy super fuqive pas vizitës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Pekin.

Lajmi u raportua nga Financial Times duke cituar disa burime, sipas të cilave Uashingtoni dhe Pekini do të krijojnë dy grupe pune të përqendruara në temat rajonale të Azisë-Paqësorit dhe Detare, dhe mbase një grup i tretë në tema më të gjera.

Masa vjen midis tensioneve mbi veprimtarinë e Kinës afër Tajvanit dhe refuzimit të Pekinit për të dënuar luftën në Ukrainë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLUBJANE – Sllovenia përfshihet nga moti jashtëzakonisht i keq
Artikulli tjetërKrifca: Transformimi i fermës blegtorale në Çajup, model për t’u ndjekur