Ballina Flash

Roma miqësore me Partizanin më 12 gusht, Rama: Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Pas fitores në finalen e Conference League ndaj “Fejnordit” më 25 maj 2022, skuadra e “Romës” rikthehet sërish të luajë në Tiranë.

Këtë herë do të jetë skuadra e “Partizanit” e cila do të presë në një miqësore më 12 gusht skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho.

Për këtë ndeshje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale, ka shkruar në italisht se, “Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë”, teksa ka bashkëngjitur dhe një foto të trajnerit Mourinho dhe, ku konfirmohet pikërisht data 12 gusht, si dita e miqësores mes “Partizanit” dhe “Romës”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare 2023, AZHBR nis financimin për 6 masat mbështetëse
Artikulli tjetërKrifca: Mbështetëm përmes AZHBR-së, 240 projekte serrash në qarkun e Beratit