Ballina Aktualitet

Basha nga Elbasani: Kuvendi i 2 shtatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme

TIRANE, 1 gusht/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot gjatë një takimi në Elbasan se Kuvendi Kombëtar i 2 shtatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike.

Basha tha se në këtë Kuvend, demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore, me një kulturë të re politike, pranë qytetarëve, me vizion e program të qartë për problemet konkrete që prekin familjet shqiptare.

“Strukturat drejtuese të qarkut të Elbasanit janë të vendosura për të çuar përpara riorganizimin dhe modernizimin e degëve të Partisë Demokratike, për t’i prirë përballjes me kundërshtarin politikë, për t’iu kundërvënë korrupsionit të pushtetit me vlera dhe alternativën më të mirë”, u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale.

“Korrupsioni që ka kapur shtetin, siç dëshmon afera e inceneratorëve, i bën jetike për vendin propozimet tona për pastrimin e politikës përmes vetting-ut, që abuzuesit me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve të mos gjejnë më vend në politikë”, tha Basha.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria e pushuesve, patrullime të përbashkëta mes policive rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës
Artikulli tjetërRama apel prokurorëve dhe gjyqtarëve: Zbatoni rreptësisht ligjin në rastet e zjarrvënies