Ballina Aktualitet

Fitoi zgjedhjet në Rrogozhinë, KQZ të martën i jep mandatin kryebashkiakut Memolla

TIRANË, 31 korrik/ ATSH/ Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet këtë të martë për ti dhënë mandatin e kryebashkiakut Edison Memollës. Mbledhja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është parashikuar të mbahet në orën 12:00.

Pas përsëritjeve të zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës, kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla arriti të fitonte mandatin përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha me 1 752 vota diferencë. Konkretisht, pas numërimit të 54 kutive të votimit Memolla mori 6 658 vota, kundrejt 4 906 votave të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.

Pikë tjetër e rendit të ditës, është projektvendimi “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore të “Partisë Social Demokrate”, zj. Marjana Bashkim Kadria”. Po ashtu, KQZ do të shqyrtoi dhe një  projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Lezhë, me kandidatin nga lista shumemërore të “Partisë Kristian Demokrate”, z. Shtjefën Llesh Lleshi”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMIK Festival përfundon edicionin e 6-të, Filo: Po ndërtojmë “Polin e Jugut”
Artikulli tjetërFOKUS – Gjysma e mjekëve britanikë thonë se shëndeti i tyre mendor është përkeqësuar pas pandemisë