Ballina Flash

Dita më e nxehtë, apeli i Ramës për qytetarët: Kujdes veten

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Shërbimet e Policisë kanë vijuar edhe sot me shpërndarjen e shisheve me ujë të pijshëm për drejtuesit e automjeteve dhe për pasagjerët, në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo nismë e Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve.

Rama apeloi qytetarët për kujdes të shtuar, sidomos në kushtet kur dita e sotme cilësohet dita më e nxehtë e verës.
Në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin janë marrë një sërë masash nga autoritetet shtetërore për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Shërbimet e Policisë së Shtetit në pikat kufitare por edhe në akset kombëtare kanë nisur shpërndarjen e ujit të pijshëm për drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë, në kuadër të planit të masave për përballimin e valës së të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion të qytetarëve 9 Njësi të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në territor.
/m.m/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata e zjarreve, Peleshi: Efektivë të FA dhe 7 mjete krah forcave zjarrfikëse të Vlorës
Artikulli tjetërThirrja e Këshillit Kombëtar, PD çon Bardhin në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës