Ballina Bota

GREQI – Dhjetra emigrantë shpëtohen në jug të vendit

ATHINË, 10 korrik /ATSH–DPA/ – Roja bregdetare greke shpëtoi rreth 120 emigrantë në jug të gadishullit të Peloponezit.

”Rrymat e forta kishte shtyrë varkën e tyre mbi shkëmbinjtë e Kepit të Maleas, ku varka u përmbys”, deklaroi roja bregdetare.

Radioja shtetërore, duke cituar Rojat Bregdetare, raportoi gjithashtu të hënën se të gjithë njerëzit ishin mirë dhe ishin vendosur përkohësisht në një shkollë në portin e vogël të Neapolit Voion.

Anija ishte nisur nga bregu i Egjeut të Turqisë dhe kishte si destinacion Italinë.

”Fillimisht ishte e paqartë se nga cilat vende erdhën emigrantët”, raportoi radiostacioni shtetëror.

Bandat e kontrabandistëve tentojnë vazhdimisht të kontrabandojnë emigrantë nga Turqia dhe vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme në shtetet e BE-së, Greqisë, Qipros ose Italisë.

Varkat e vjetruara shpesh dëmtohen nga makineritë ose rrjedhjet, duke rezultuar në aksidente të përsëritura.

Më 14 qershor, qindra njerëz vdiqën kur një anije peshkimi plotësisht e mbipopulluar u fundos rreth 90 kilometra në perëndim të Greqisë./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbytja në det e babait dhe 2 djemve, arrestohet administratori i pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës
Artikulli tjetërFiebig: Shqipëria destinacion turistik me të ardhme të shkëlqyer në tregun gjerman