Ballina Aktualitet

Peleshi uron gjeneral major Arben Kingjin: Vlerësim i merituar për profesionalizmin dhe disiplinën

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi uroi sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji për marrjen e gradës gjeneral major.

Peleshi shprehet se, ky është një vlerësim i merituar për profesionalizmin dhe disiplinën, punën e palodhur dhe devotshmërinë në kryerjen e detyrave të ngarkuara.

“Suksese gjeneral major Arben Kingjit në drejtimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tashmë me një gradë më të lartë! Vlerësim i merituar për profesionalizmin dhe disiplinën, punën e palodhur dhe devotshmërinë në kryerjen e detyrave të ngarkuara!”, ka shkruar Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDorëhiqet trajneri i Kombëtares së basketbollit për meshkuj, Afrim Bilali
Artikulli tjetërMuzhaqi: 140 të rinj, pjesë e kampit “Rinia vlerëson”