Ballina Flash

Parashikimi i motit, 27 qershor 2023

TIRANË, 27 qershor/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet e larta malore të vendit.

Në këto zona në orët e nxehta të ditës dhe orët e pasdites, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje hera-herës fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/34 Diell
Kukës 20/29 Diell re
Lezhë 23/34 Diell
Dibër 18/32 Diell re
Durrës 20/34 Diell
Tiranë 23/32 Diell
Elbasan 21/36 Diell
Berat 19/36 Diell
Vlorë 21/33 Diell re
Korçë 16/30 Diell
Gjirokastër 17/35 Diell re
Sarandë 20/31 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakATHINË – Udhëheqësit grekë dhe turq bisedime dypalëshe në samitin e NATO-s
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/6/2023