TIRANË, 24 Qershor/ATSH/- Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të shtunë Ish Kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Në media raportohet se operacioni për arrestimin e ish kryebashkiakut është realizuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe është firmosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Arrestimi i ish kryebashkiakut, raportohet në media, vjen në kuadër të hetimit të nisur nga SPAK, pas publikimit të një videoskandali, ku Gjici në zyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Kukësit, po kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë. Media raporton se edhe për vajzën është ekzekutuar urdhër ndalesa me masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”.
Në orët në vijim pritet dhe një komunikat zyrtare e SPAK, mbi operacionin arrestimin e Gjicit dhe akuzat me të cilat ish kryebashkiaku do të përballet.























