STAMBOLL, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Banka Qendrore e Turqisë rriti normën bazë të interesit nën drejtimin e guvernatores se re, Hafize Gaye Erkan, duke regjistruar rritjen e parë që nga marsi 2021, pas rënies së lirës turke dhe inflacionit të lartë.
Rritja e normës me 650 pikë bazë e çoi normën e interesit të repo-ve njëjavore turke në 15%.
Banka Qendrore, në Ankara, tani e udhëhequr nga një ish-bankiere amerikane, tha në një deklaratë se do të vazhdojë të zbatojë shtrëngimin monetar derisa inflacioni të ulet.
“Inflacioni turk ishte afër 40% në maj”, sipas institutit zyrtar të statistikave.
Lira turke mbeti kryesisht e pandryshuar kundrejt dollarit pas rritjes së normës së interesit.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan emëroi ish-bankieren amerikane, Hafize Gaye Erkan në krye të bankës qendrore të Turqisë, për të zëvendësuar Şahap Kavcıoğlu.
Ajo është e gruaja e parë që mban këtë post. //a.i/























