PARIS, 20 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni shkëmbyen mendime mbi çështjen e diskutueshme të politikës së migracionit, pas mosmarrëveshjeve mes Parisit dhe Romës.
“Ne duhet të jemi në gjendje të organizojmë azilin dhe migracionin në mënyrë më efikase në Evropë”, tha Macron përpara bisedimeve mes të dyve në Paris.
“Ne nuk u jemi besnikë vlerave tona dhe edhe aty dua të them se duhet të vazhdojë koordinimi dhe puna e mirë mes dy vendeve tona”, shtoi ai.
Ishte hera e parë që të dy liderët takoheshin në Paris që kur Meloni mori detyrën vjeshtën e kaluar. Në rendin e ditës ishin edhe çështjet ekonomike dhe mbështetja për Ukrainën.
Pas bisedimeve një orë e gjysmë, Parisi zyrtar tha se ”të dy vendet ndajnë të njëjtat parime në politikën e migracionit”. /os/























