Ballina Flash

“Serda këndon në muzgun e Ditës së Rrëshajave” vjen në shqip

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Shkrimtari kroat me origjinë boshnjake Miljenko Jergoviç, ishte i pranishëm sot në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit për të prezantuar librin e tij në shqip “Serda këndon në muzgun e Ditës së Rrëshajave”, nga botimet “Dituria”.

Jergoviç u lind dhe u rrit në Sarajevë, ku u diplomua për filozofi dhe sociologji në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Sarajevës.

Ai bëri debutimin e tij në skenën letrare më 1988 me përmbledhjen me poezi “Observatori i Varshavës”. Është autor i shumë veprave në prozë, poezi, dramë, si dhe i shumë eseve të shumta, dhe punon si gazetar dhe kolumnist.

Koleksioni i tij i parë, më i famshëm dhe më i suksesshëm i tregimeve të shkurtra rreth jetës kaotike të përditshme në Bosnjë dhe Hercegovinën e shkatërruar nga lufta – “Sarajevo Marlboro” (1994), i dha atij njohje ndërkombëtare.

Ai ka botuar deri tani rreth 30 libra. Proza ​​dhe poezia e tij janë përkthyer në shumë gjuhë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta përshëndet fjalimin e Osmanit në PE: Qëndrim dinjitoz
Artikulli tjetër9 xhudistë nga Kosova, pjesë e Kampit Olimpik në Kroaci