Ballina Aktualitet

Meta përshëndet fjalimin e Osmanit në PE: Qëndrim dinjitoz

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përshëndeti sot qëndrimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Parlamentin Europian.

“E përshëndes qëndrimin dinjitoz dhe mbështes plotësisht mesazhet shumë të rëndësishme të shprehura sot në Parlamentin Europian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e para kryetare shteti pas shpalljes së Pavarësisë që i adresohet këtij institucioni të lartë europian”, u shpreh Meta.

Meta, më tej theksoi se përkushtimi i Kosovës për demokraci, sundim të ligjit dhe respektim të të drejtave të njeriut dhe pakicave, si tri shtylla themelore mbi të cilat qëndron Europa e bashkuar, është shembull frymëzues në rajon.

Presidentja Vjosa Osmani iu adresua sot sesionit plenar të Parlamentit Evropian, ku përmendi fjalët emblematike të presidentit historik, Ibrahim Rugova “Liri, Pavarësi, Demokraci”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijon mbjellja e pemëve, Veliaj: I shtojmë gjelbërimin parkut të Liqenit të Farkës
Artikulli tjetër“Serda këndon në muzgun e Ditës së Rrëshajave” vjen në shqip