Ballina Aktualitet

Armando Subashi betohet si kryetar bashkie, Balla: Më shumë punë e zhvillim për Fierin

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ishte sot në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të bashkisë Fier Armando Subashi dhe konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak.

Balla është shprehur se besimin e dhënë më 14 maj duhet ta përkthejmë në punë konkrete dhe më tepër zhvillim.

“Konstituiimi i Këshillit të ri Bashkiak dhe betimi i kryetarit të Bashkisë Armando Subashi, të zgjedhur me votën e popullit të mrekullueshëm të kësaj bashkie më 14 maj. Tani na duhet të justifikojmë besimin e dhënë dhe të çojmë përpara zhvillimin social, ekonomik dhe infrastrukturor të Fierit”, shkroi Balla në rrjetet sociale.

Armando Subashi u zgjodh kryebashkiak i Fierit në mandatin e tretë më 14 maj me 35,309 vota, 69.32 %.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrerje e kundërligjshme e druve, 2 procedime penale në Shkodër
Artikulli tjetërKOMENT – Ryanair, tarifa më e lirë evropiane e fluturimeve, mbërrin në Shqipëri