Ballina Flash

Zuckerberg sfidon Musk-un dhe prezanton Twitter-in e ri

KALIFORNI, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Emri i koduar është ‘Project92’, në realitet është sfida që Mark Zuckerberg dëshiron të nisë në Twitter-in e Elon Musk.

Një platformë e re, e ngjashme, por më efikase dhe më e “shëndetshme” se ajo e blerë nga pronari i Tesla-s, e cila tashmë do të kishte ndër përdoruesit e saj të ardhshëm personazhe të famshëm me miliona ndjekës.

Ideja e një Twitter 2.0 u komunikua nga Chris Cox, shefi i produkteve të Meta, kompanisë që zotëron Facebook dhe Instagram, në një takim me drejtuesit kryesorë siç raportohet nga faqja e specializuar “The Verge”.

“Kemi dëgjuar nga krijuesit dhe personazhet publikë dhe ata na kanë thënë se duan një platformë të menaxhuar në mënyrë të shëndetshme, të cilës mund t’i besojnë dhe të mbështeten për shpërndarjen e përmbajtjes së tyre”, shpjegoi menaxheri, duke e quajtur shprehimisht rrjetin e ri social. “një përgjigje për Twitter”.

Cox pohoi gjithashtu se ishte tashmë në kontakt me yllin amerikan të talk-show Oprah Winfrey dhe Dalai Lama, përkatësisht 42 dhe 19 milionë ndjekës, të cilët do të ishin gati të hiqnin dorë nga Twitter për të hyrë në ”bandën” e Metës. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak145-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ekspozitë me materiale arkivore nga Shqipëria e Kosova
Artikulli tjetërEscobar: Kurti është partneri ynë, por nganjëherë është partner i vështirë