Ballina Aktualitet

Lejuan ndërtime pa leje, AMP procedon 3 punonjës policie në Gramsh

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Lejuan ndërtime pa leje, pezullohen 3 punonjës të policisë në Komisariatin e Gramshit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (rajoni Elbasan-Korçë) ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë, pas vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal e karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të detyrës a shërbimi publik”, për punonjësit e policisë në Komisariatin e Policisë Gramsh:

– Inspektor T. R., 56 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor R. M., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet;
– Inspektor L. Z., 52 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet.

Hetimet ndaj tyre janë kryer nga AMP, nën drejtimin e prokurorëve Pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pasi ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtime pa leje.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Kurti të kalojë në anën e duhur, kjo është thirrja ime e fundit për të
Artikulli tjetërInaugurohet projekti “Mjedis i pastër, arsim i shëndetshëm dhe cilësor në shkolla” në bashkinë Kamzë