Ballina Bota

JAPONI – Shitjet në tregun e lodrave tejkalojnë 6,6 miliardë euro

TOKIO, 9 qershor /ATSH-AA/ – Shitjet në tregun e lodrave në Japoni tejkaluan një trilion jen (rreth 6,6 miliardë euro) në vitin fiskal që përfundoi në mars 2023, që është më i larti në historinë e vendit.

Unioni i lodrave të Japonisë tha se rritja rekord u nxit kryesisht nga kërkesa e fortë për personazhet vizatimore japoneze, duke përfshirë “Pokemon”, veçanërisht në tregun jashtë shtetit.

Shitjet e kombinuara të letrave të lojës me serialin vizatimor të njohur si “One Piece” ishin 234,9 miliardë jen (rreth 1,5 miliard euro), një rritje prej 32,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar fiskal.

Në kategorinë e lojërave me letra, lodrave prej pelushi dhe modeleve të automjeteve, shitjet u rritën me 6,7 për qind në 952,5 miliardë jen (rreth 6,3 miliardë euro).   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSadiku e Bajrami: Japim 100% kundër Moldavisë, me mbështetjen e tifozëve arrijmë ‘EURO 2024’
Artikulli tjetërSituata në Kosovë, gjenerali Hokanson: Shmangia nga përpjekjet për stabilitet, shqetësuese