TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrollove në akset rrugore të kryeqytetit, kanë ndaluar një automjet (furgon) që nuk plotësonte kriteret teknike për të qarkulluar, i cili ishte publikuar edhe në një postim në rrjetet sociale të emisionit investigativ “Stop”.
Në vijim të veprimeve, u bë bllokimi i automjetit, pasi drejtuesi i tij qarkullonte me këtë automjet edhe pse i ishte tërhequr leja e drejtimit, disa ditë më parë.
Policia sqaroi se më datë 29 maj të këtij viti, drejtuesit të këtij automjeti i ishte vendosur masa administrative 20 000 lekë, si dhe i ishte tërhequr leja e drejtimit.
/r.e/























