Ballina Aktualitet

Rama: Hijet e të shkuarës në një koalicion, i cili nuk i ofrojë asgjë Shqipërisë

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në turin e takimeve falënderuese pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, në Fier, deklaroi se Partia Socialiste mori në këto zgjedhje rezultatin më të mirë historik, ndërsa falenderoi edhe demokratët që zgjodhën të mos dilnin në votime.

“Kemi marrë një rezultat që është më i miri historik dhe në numër votash, që është produkt i një angazhimi dhe organizimi të jashtëzakonshëm. Zgjedhësit tanë janë shumë më tepër se anëtarët e partisë. Besimi i madh është një ngarkesë e re për ne dhe shprehje e një pritshmërie shumë të lartë, dhe njëkohësisht një rrezik i madh nëse nuk e kuptojnë ashtu si duhet këtë rezultat”, tha Kryeministri.

Sipas tij, shumë demokratë më 14 maj nuk dolën në votime sepse nuk mundën, nuk deshën, nuk pranuan të ndyjnë dorën duke i dhënë votën një koalicioni, i cili nuk i ofronte asgjë Shqipërisë, shqiptarëve.

“Ka edhe një element tjetër në rezultatin e 14 majit, që është mosardhja në votime e shumë demokratëve, e shumë prej atyre që janë të pozicionuar ndryshe nga ne, që e kanë të pamundur të “kapërcejnë ylberin”, por që më 14 maj nuk dolën në votime sepse nuk mundën, nuk deshën, nuk pranuan të ndyjnë dorën duke vendosur kryqin e votës aty ku nuk kishte asnjë të ardhme, ku hijet e të shkuarës paraqiteshin në një koalicion i cili nuk i ofron asgjë Shqipërisë, shqiptarëve, madje më keq akoma është një turp në fletën e votimeve dhe një turp që na rendën të gjithëve”, deklaroi Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama nga Fieri: Bashkia më e hapur për qytetarët, të gjithë duhet të dëgjohen
Artikulli tjetërRama: Të mobilizohemi për Shqipërinë që brezi i ri meriton