Ballina Flash

KFOR: Kërkojmë nga protestuesit të shmangin veprimet e dhunshme

​PRISHTINË, 3 qershor/STSH/- Ushtarët e KFOR-it të Komandës Rajonale-Lindje nga Kompania Italiane, kanë qëndruar në Leposaviç, gjatë gjithë javës, duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët atje.

Komanda Rajonale-Lindje ka kërkuar nga të gjithë protestuesit të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin veprimet e rrezikshme apo të dhunshme.

“Ushtarët e Forcave të Kosovës (KFOR), Komanda Rajonale-Lindje (RC-E), nga Kompania Italiane e bashkangjitur në 2-151 Inf. Bn., Ekipi Luftarak i Brigadës 76 të Këmbësorisë, qëndron gati në objektin e Komunës së Leposaviçit të premten, 3 qershor 2023. Ushtarët e RC-E kanë ofruar siguri në Leposaviq gjatë gjithë javës për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës. RC-E njeh të drejtën për protesta paqësore dhe mbështet dialogun konstruktiv. Kërkojmë nga të gjithë protestuesit të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin veprimet e rrezikshme apo të dhunshme. Komanda Rajonale-Lindje, si pjesë e KFOR-it, është e përkushtuar ndaj të gjitha komuniteteve të Kosovës sipas mandatit të KS të OKB-së 1244 të vitit 1999”, thuhet në reagimin e kësaj komande, ku janë publikuar edhe disa fotografi./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti akuzon Beogradin se po rrit tensionet në veri të Kosovës
Artikulli tjetërBislimi publikon shkeljet e marrëveshjeve nga Serbia: Vuçiç po bën propagandë të pastër