Ballina Bota

PARIS – Franca kërkon uljen e tensioneve në Kosovë

PARIS, 30 maj /ATSH-AFP/ – Franca dënon me vendosmërinë më të madhe dhunën në veri të Kosovës, ku u plagosën rreth 30 pjesëtarë të forcës ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), sipas një komunikate për media nga Ministria franceze e Punëve të Jashtme.

“Franca shpreh solidaritetin e saj të plotë me ushtarët e misionit të KFOR-it… dhe u bën thirrje palëve, veçanërisht qeverisë së Kosovës, që menjëherë të ndërmarrin masat e nevojshme për të ulur tensionet”, nënvizon zëdhënësja e Quai d’Orsay, Anne-Claire Legendre.

”Është më thelbësore se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e bisedimeve, me një qëndrim kompromisi në shërbim të paqes dhe prosperitetit të qytetarëve serbë dhe kosovarë”, shton ajo, duke theksuar se ”kjo është një çështje e sigurisë evropiane”.

Ditët e fundit, situata ka qenë shumë e tensionuar në veri të Kosovës, ku shumë pjesëtarë të komunitetit shumicë serb në katër qytete të këtij rajoni, nuk e njohin autoritetin e Prishtinës./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE, përpjekje për takim ad hoc Kurti-Vuçiç në Bratislavë
Artikulli tjetërElvira Dones në Europe House për të folur “Me fjalë të tjera”