Ballina Bota

TURQI – Erdogan: Sirianët do të riatdhesohen në vitet e ardhshme

STAMBOLL, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka sqaruar se projekti për riatdhesimin e 1 milion refugjatëve sirianë që mbërritën në Turqi, për shkak të konfliktit në Siri do të zbatohet brenda disa viteve.

Gjatë një fjalimi dje në mbrëmje në Ankara, pas fitores në zgjedhjet presidenciale ku ai mori 52% të votave, Erdogan tha se nëpërmjet një projekti të ri vendbanimi që po zhvillohet me Katarin, do të sigurohet kthimi i 1 milion refugjatëve brenda pak vitesh.

“Ndërsa, deri më tani, është lehtësuar kthimi vullnetar i rreth 600 mijë personave në zona të sigurta të territorit sirian”, tha presidenti turk, Erdogan. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDëmtimi i veturave në veri, reagon ambasadori i BE-së
Artikulli tjetërFOKUS – Parlamenti i BE-së i kërkon Kosovës që të tërheqë njësitë policore nga komunat serbe