Ballina Flash

Kushi: Të kënduarit e himnit në shkolla, nxitje e krenarisë kombëtare

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Himni i Flamurit tashmë këndohet çdo të hënë nga nxënësit e shkollave në të gjithë vendin.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ndau sot në rrjetet sociale një video me momente kur nxënësit e shkollës “Ali Agjah” në Elbasan këndojnë himnin kombëtar.

“Me dorën në zemër e fjalët e bukura të Himnit të Flamurit kënduar nga nxënësit e shkollës “Ali Agjah” në Elbasan, vazhdon tradita në të gjitha shkollat e vendit, për të nxitur më shumë tek brezi i ri ndjenjën e atdhedashurisë dhe krenarisë kombëtare”, tha Kushi.

Më 19 janar të këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Sportit mori vendimin për të kënduar Himnin çdo fillimjave në shkolla, i cili është pritur mirë nga nxënësit.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProdhimi në HEC-et publike shënoi rritje me 51.6 %
Artikulli tjetërKIEV – Klitschko: Rusia kreu një sulm masiv me dronë gjatë natës