Ballina Bota

RUSI – Armenia dhe Azerbajxhani takohen me Putinin për të zgjidhur mosmarrëveshjet

MOSKË, 26 maj /ATSH-DPA/ – Ish-republikat sovjetike Armenia dhe Azerbajxhani, prej kohësh në mosmarrëveshje mes tyre, duan të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre mbi rajonin e diskutueshëm të Nagorni-Karabahut në Kaukazin e Jugut, pas dekada luftimesh.

Nga Moska, kryeministri armen Nikol Pashinyan përsëriti njoftimin e tij këtë javë se vendi i tij do të njohë Nagorni-Karabahun si pjesë të Azerbajxhanit dhe do të hapë të gjitha lidhjet e transportit.

“Unë mendoj se ka një mundësi për një marrëveshje paqeje, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se Armenia e ka njohur zyrtarisht Karabakun si pjesë të Azerbajxhanit,” tha në përgjigje presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Pashinyan dhe Aliyev u takuan në mbrëmje, me ndërmjetësimin e presidentit rus Vladimir Putin mes të dyve.

Putin tha se ”në rreth një javë nënkryetarët e qeverive të të dy vendeve duhet të sqarojnë çdo çështje të pazgjidhur, raportoi agjencia e lajmeve TASS. Ai thuhet se ka shprehur besimin se mund të gjenden zgjidhje”.

Në të njëjtën kohë, Pashinyan tha se situata në Nagorno-Karabakh mbetet e tensionuar dhe fajësoi Azerbajxhanin për këtë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetje nga IPARD II, Fieri me 118 sipërmarrje bujqësore me standarde evropiane
Artikulli tjetërMorinë, goditet një grup i strukturuar kriminal i trafikut ndërkombëtar