Ballina Ekonomi

Ekonomi: Rritja e pagave, hap i rëndësishëm

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, tha se, “zgjedhjet e 14 majit tregun votëbesimin e qytetarëve për Partinë Socialiste, si forca politike që i mbështet dhe di të mbajë premtimet e dhëna”.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, gjatë diskutimit të pr.ligjit për rritjen e pagave për punonjësit e administratës, Ekonomi vuri në dukje se, edhe kjo nismë vjen në vazhdën e politikave të rëndësishme në mbështetje qytetarëve.

“Qeveria ka marrë në analizë treguesit e rëndësishëm ekonomik gjatë këtyre 10 viteve dhe pas studimeve të mirëfillta ka vendosur për rritjen e pagave”, tha ajo, teksa iu referua INSTAT-it që ka raportuar për rritjen e ekonomisë në fund të vitit 2022 në nivelin 4.84 %.

Gjithashtu, theksoi Ekonomi, falë politikave të duhura në kushtet e krizës nga lufta në Ukrainë, Shqipëria ishte ndër vendet që mbajti inflacionin të kontrolluar në nivelin 6.7 %, teksa u rritën të ardhurat nga TVSH-ja në 14.2 %.

“Pagat rriten sepse ekonomia jonë performoi pozitivisht falë produktivitetit dhe u rritën të ardhurat”, theksoi ministrja.

Sipas saj, Shqipëria ka hyrë në një moment të rëndësishëm të integrimit dhe rritja e  pagave është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për punonjësit e administratës, por edhe për sektorin privat, që i sheh burimet njerëzore faktor të rëndësishëm në zhvillimin e sipërmarrjeve.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjinushi: Ligji i ri për shkencën do të normalizojë vetë sistemin
Artikulli tjetërOsmani: Kosova po forcon demokracinë dhe sundimin e ligjit