Ballina Aktualitet

Xhaçka, takim me Varhelyi: Vijojmë intensivisht reformat

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi në Bruksel një takim me  Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Gjatë takimit Xhaçka dhe Varhelyi biseduan për integrimin evropian të Shqiipërisë.

“Diskutim shumë inkurajues me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi mbi hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së. Mirënjohje për mbështetjen e tij dhe të Komisionit gjatë gjithë këtij procesi”, theksoi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

Xhaçka tha se e siguroi Komisionerin Varhelyi se puna e mirë e Shqipërisë për reformat në BE do të vazhdojë intensivisht.

Ministrja Xhaçka mori pjesë sot në takimin informal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAZHBR: Mbi 11 mijë karta të naftës falas të shpërndara deri tani
Artikulli tjetërDPSHTRR, bashkëpunim me Klubin austriak të Automobilizmit për edukimin mbi sigurinë rrugore