Ballina Aktualitet

Nxitje e nxënësve drejt teknologjisë digjitale, Rama darkë pune me Alex Soros në Tiranë

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmë një darkë pune në Tiranë me Alex Soros, djalin e filantropit George Soros.

Rama postoi në rrjetet sociale një foto me Alex Soros, ndërsa informoi se temë e bisedës ishte ndër të tjera edhe nxitja e mëtejshme e nxënësve drejt teknologjisë digjitale.

“Me mikun e shtrenjtë Alex Soros pas një darke pune në Tiranë, ku folëm për Shqipërinë e për rajonin dhe nxitjen e mëtejshme të nxënësve drejt teknologjisë digjitale”, shkruan Rama. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: South Outdoor Festival në Borsh ndez shpirtin e bregdetit të jugut më 25-28 maj
Artikulli tjetërKOMENT – Pekini i përgjigjet qëndrimit të ashpër të G7 ndaj Kinës