Ballina Bota

RUSI – Moska ndalon hyrjen e 500 shtetasve amerikanë, përfshirë Obaman

MOSKË, 20 maj /ATSH-DPA/ – Në përgjigje të paketës së re të sanksioneve të SHBA-së që shënjestron Rusinë, e njoftuar në ditën e parë të samitit treditor të G7 në Japoni, Moska ka vendosur të ndalojë hyrjen e 500 shtetasve amerikanë, përfshirë ish-presidentin amerikan Barack Obama.

Lista e ndalimit të hyrjes në Moskë përfshin ish-presidentin amerikan Barack Obama, i cili është i 268 në listë, së bashku me politikanë të tjerë aktualë dhe ish-politikanë.

Lista përfshin gjithashtu krerë të kompanive të kompleksit ushtarak-industrial që furnizojnë me armë regjimin në Kiev.

Sanksionet e reja amerikane të shpallura në Japoni synojnë eksportet fitimprurëse të diamanteve të Rusisë.

Masat e tjera përfshijnë gjithashtu kontrolle të reja të eksportit për mallrat që mund të përdoren për qëllime ushtarake.

Dhjetëra kompani dhe individë u shtuan gjithashtu në listat e ndryshme të sanksioneve.

Gjithashtu, më shumë se 300 individë, kompani dhe organizata, anije dhe avionë do t’i nënshtrohen masave të tjera ndëshkuese. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHIROSHIMA – Zelensky mbërrin në Japoni për samitin e G7-s
Artikulli tjetërKOMENT – Mitsotakis premton një Greqi të re, ndërsa Tsipras fundin e makthit