Ballina Ekonomi

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.25 lekë dhe këmbehet me 102.71 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 111.89 lekëve, ose 0.58 lekë më shumë se ditën e hënë.

Me 0.83 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 128.75 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.86 lekë dhe këmbehet me 115.11 lekë.

Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 102.71 +0.25
Euro EUR 111.89 +0.58
Poundi Britanik GBP 128.75 +0.83
Franga Zvicerane CHF 115.11 +0.86
Jeni Japonez (100) JPY 75.68 +0.48
Dollari Australian AUD 68.68 +0.23
Dollari Kanadez CAD 76.30 +0.47
Korona Suedeze SEK 9.93 +0.07
Korona Norvegjeze NOK 9.68 +0.09
Korona Daneze DKK 15.03 +0.08
SDR SDR 137.90 +0.09
Ari (OZ 1) XAU 206384.45 -170.81
Argjendi (OZ 1) XAG 2450.77 -10.82
Juani kinez (onshore) CNY 14.74 +0.01
Juani kinez (offshore) CNH 14.71 -0.01
Lira turke TRY 5.25 +0.04

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArtistë ndërkombëtarë në pavijonin shqiptar në Bienalen e Venecias
Artikulli tjetërSelenicë, PS merr 7 mandate në këshillin bashkiak