BERLIN, 25 prill /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz ka ftuar kryeministrin kinez Li Qiang për bisedime në Berlin më 20 qershor.
Gjermania ka organizuar bisedime të ngjashme me shumë partnerë strategjikë duke përfshirë Francën, Japoninë, Indinë, Brazilin dhe Izraelin.
Berlini dhe Pekini kanë zhvilluar bisedimet e fundit në këtë format në vitin 2021, me takime të zhvilluara me videokonferencë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe mes tensioneve politike.
Për momentin, marrëdhëniet janë të tensionuara pas deklaratave të ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë vizitës së saj të fundit në Kinë.
Ajo e sheh Kinën si një konkurrente të Gjermanisë dhe demokracive të tjera, por edhe si një partner. /os/























