Ballina Bota

GJENEVE – HRW: Policia iraniane ka torturuar dhe përdhunuar të mitur

GJENEVE, 25 prill /ATSH-ANSA/ Forcat iraniane të sigurisë që shtypin protestat e përhapura në të gjithë vendin kanë vrarë, torturuar, përdhunuar dhe zhdukur të mitur, deklaroi organizata Human Rights Watch.

“Autoritetet e Teheranit gjithashtu kanë arrestuar, marrë në pyetje dhe ndjekur penalisht të mitur në shkelje të garancive ligjore. Gjyqtarët kanë penguar familjet të punësojnë avokatë për t’i mbrojtur ata. Shumë persona janë dënuar për akuza të paqarta dhe janë gjykuar jashtë gjykatave të juridiksionit”, sipas raportit të HRW.

”Forcat e sigurisë ndalonin fëmijët pa i njoftuar familjet e tyre, ndonjëherë për javë të tëra”, thuhet në raport. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStatuti për Asociacionin, Kurti: Ekipi menaxhues e harton, unë kujdesem për kushtetutshmërinë
Artikulli tjetërRama: Opozita, asnjë rast të suksesshëm në drejtimin e bashkive