Ballina Flash

Ukraina i bën thirrje YouTube të bllokojë aktivitetet e grupit mercenar Wagner

KIEV, 24 prill /ATSH-ANSA/ – Ministri i Kulturës dhe Politikës së Informacionit Oleksandr Tkachenko i bëri thirrje YouTube të bllokojë aktivitetet e grupit mercenar Wagner në platformën video.

“Propaganda ruse ndryshon dhe popullarizimi i formacioneve ushtarake ruse nuk duhet të ndikohet përmes videove veçanërisht për “Wagners”, shtoi ai.

”Gjigantë të tillë të IT si TikTok ose YouTube, pavarësisht se kanë një politikë mjaft të rreptë editoriale, shërbejnë si platforma efektive reklamimi për rusët për të ngritur, “rinuar” audiencën dhe për të rekrutuar mercenarë të rinj për luftën në Ukrainë,” shkroi ministri në një mesazh në Telegram.

YouTube ka theksuar gjithmonë se politika e tij editoriale përfshin bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme dhe kanaleve që e shpërndajnë atë. Prandaj, i kam dërguar një letër zyrtare CEO-t të YouTube, Neil Mohan, me një kërkesë për të marrë masa specifike për të monitoruar dhe ndërprerë aktivitetet e Wagner-it në internet,” tha Tkachenko.

“Ukraina është mirënjohëse për rolin e paanshëm që YouTube. Në të njëjtën kohë, ne e konsiderojmë absolutisht të papranueshme që kompania më e madhe në botë e mbajtjes së videove të lejojë një organizatë kriminale transnacionale, të njohur zyrtarisht nga SHBA, Britania e Madhe dhe BE, të reklamojë në faqen e saj”, theksoi ai. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Inteligjenca artificiale në procesin e prokurimeve
Artikulli tjetërFOKUS – Liderët evropianë zotohen ta kthejnë Detin e Veriut në një central elektrik të gjelbër