TIRANË, 21 prill /ATSH/ Me rastin e Fitër Bajramit, bashkia e Tiranës ofroi në ndihmë të gjithë besimtarëve myslimanë ditën e sotme 3 parkingje falas, në mënyrë që ata të mund ta kryejnë ritualin e faljes pa asnjë pengesë.
Parkimi te “7 Xhuxhat”, te Sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi i Ri u ofruan pa pagesë nga ora 05:00 – 09:00 të mëngjesit.
Ky muaj ka qenë një muaj solidariteti në Tiranë, ku bashkia nga ana e saj ka organizuar aktivitete të shumta sociale.























