Ballina Bota

FOKUS – Interpol: Mbi 200 tonë drogë të sekuestruara në Amerikën Latine

BUENOS AIRES, 19 prill /ATSH-DPA/ – Autoritetet e Amerikës Latine arrestuan 14 260 persona dhe sekuestruan rreth 200 ton kokainë si pjesë e një operacioni të madh të udhëhequr nga Interpoli, deklaroi organizata ndërkombëtare e policisë.

Midis 12 marsit dhe 2 prillit, autoritetet konfiskuan 203 tonë kokainë dhe drogë të tjera me vlerë rreth 5,7 miliardë dollarë dhe 372 tonë prekursorë droge nën operacionin ”Trigger IX”, të financuar nga BE.

Gjatë operacionit, të koordinuar në 15 vende, u sekuestruan edhe rreth 8 263 armë zjarri ilegale dhe rreth 30 500 municione.

Ekspertët e armëve nga vendet e përfshira janë mbledhur nga Interpoli në qytetin brazilian të Foz do Iguacu, në kufirin me Paraguajin dhe Argjentinën, për të menaxhuar operacionin.

Në përgjithësi, autoritetet ndërprenë aktivitetin e 20 grupeve kriminale, përfshirë sindikatat braziliane të krimit ”Primeiro Comando da Capital”, bandën rinore ”Salvadorane Mara Salvatrucha” dhe kartelin ballkanik, i cili është gjithashtu aktiv në Amerikën e Jugut./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrifca: Serrat janë fitimprurëse për 36-vjeçarin në Vrion të Sarandës
Artikulli tjetërCelibashi: Platforma online për shpenzimet e fushatës rrit transparencën