Ballina Flash

Sveçla: Arrestohen tre sulmuesit ndaj gazetarit Syla

PRISHTINË, 12 prill /ATSH/ Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuarit e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

Këtë e ka konfirmuar ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri Sveçla ka përgëzuar policinë për përkushtimin dhe profesionalizimin, sic shkruan ai në Facebook, që garanton siguri për të gjithë.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, shkruan Sveçla./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Shtetit operacione në të gjithë vendin kundër paligjshmërisë
Artikulli tjetërUASHINGTON – SHBA sanksionon bankën e zhvillimit me bazë në Budapest