Ballina Flash

Droni turk Bayraktar Akıncı teston me sukses raketën supersonike

ANKARA, 1 prill /ATSH-AA/ – Mjeti ajror luftarak turk pa pilot i lartësisë së madhe, Bayraktar Akıncı, i prodhuar nga kompania turke e mbrojtjes Baykar, testoi me sukses një raketë IHA-230 të premten, e aftë për të goditur objektivat në një distancë deri në 140 kilometra.

Hedhja testuese e raketës, raketa e parë supersonike ajër-tokë e Türkiyes e zhvilluar nga gjigandi i mbrojtjes turke Roketsan, u përfundua me sukses, tha Baykar në një deklaratë.

Raketa IHA-230, e gjuajtur nga Bayraktar Akıncı në Poligonin e Sinopit, goditi cakun 140 kilometra larg në Detin të Zi me një goditje të drejtpërdrejtë.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi në Gjykatën e Hagës, Rama: Dikur u cilësua “George Washington” i Kosovës
Artikulli tjetërBalla nga Mallakastra: Kryemadhi aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale