TIRANË, 27 mars/ATSH/ Në qytetin e Vlorës u zhvillua në fundjavë kampionati kombëtar i pingpongut.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi takoi nga afër pjesëmarrësit nga e gjithë Shqipëria në këtë kampionat.
Së bashku me sportistët e grupmoshës U-15, risi e këtij kampionati ishin edhe nxënësit e moshës 9 vjeç, të cilët morën pjesë për herë të parë.
“Një nga objektivat tanë për sportin në shkolla është edhe nxitja e interesit të nxënësve që në moshë të vogël për t’u aktivizuar në disiplina të ndryshme, për edukimin e kulturës sportive dhe për një jetë të shëndetshme fizike dhe sociale”, theksoi Kushi.
Ministrja Kushi falënderoi ZVAP Vlorë dhe Federatën Shqiptare të Pingpongut për bashkëpunimin e shkëlqyer në organizimin e këtij kampionati.
/k.s/ /gj.m/r.e/























