Ballina Flash

Ambasadorja Kim promovon bukuritë e bregdetit shqiptar

TIRANË,26 mars /ATSH – I. Vata/- Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri ,Yuri Kim promovon bukuritë natyrorë të bregdetit shqiptarë në prag të çeljes së sezonit turistik në Shqipëri.

Ambasadorja ka përzgjedhur një foto nga bregdeti i Jonit të Shqipërisë, Saranda.

Qyteti i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVARSHAVË – Morawiecki: BE-ja më pak e gatshme për sanksione të tjera ndaj Rusisë
Artikulli tjetërVeliaj: Mbillet pema e 1 miliontë në Tiranë