Ballina Bota

VARSHAVE – Polonia do të dërgojë katër avionë MiG-29 në Ukrainë

VARSHAVE, 16 mars /ATSH-DPA/ – Polonia planifikon të dorëzojë katër avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë në ditët në vijim, me të tjerë që do të ruhen për transferim të mëvonshëm në Kiev, deklaroi presidenti polak Andrzej Duda.

Duda i bëri komentet e tij në Varshavë pas një takimi me presidentin çek Petr Pavel.

”Forcat Ajrore Polake aktualisht kanë rreth një duzinë MiG-29 të prodhimit sovjetik, të cilët u morën nga rezervat e ish-Gjermanisë Lindore në fillim të viteve 1990, Ata vazhdojnë të jenë në shërbim si MiG që punojnë për mbrojtjen tonë ajrore në çdo kohë”, theksoi Duda.

Avionët e dorëzuar në Ukrainë do të zëvendësohen me luftëtarë modernë të porositur nga Polonia nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Diskutimi i MiG-29 polak u shfaq menjëherë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar.

Javën e kaluar, Duda tha se ”vendi i tij dëshironte të dorëzonte avionët si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar, por nuk dha detaje mbi koalicionin”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInfantino rizgjidhet në krye të FIFA-s
Artikulli tjetërINSTAT: Shitjet me pakicë u rritën me 3.9 % në tremujorin e fundit të 2022-shit