Ballina Flash

Infantino rizgjidhet në krye të FIFA-s

ZYRIH, 16 mars /ATSH-AA/ – Kryetari aktual Gianni Infantino është rizgjedhur në krye të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), raporton Anadolu.

Votimi për kryetar të FIFA-s u zhvillua në Kongresin e 73-të të FIFA-s të mbajtur në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.

52-vjeçari Infantino i cili ishte kandidati i vetëm, do të qëndrojë në këtë detyrë deri në vitin 2027.

“Është një nder, privilegj dhe njëkohësisht përgegjësi e pabesushme të jesh kryetari i FIFA-s. Mbështetja juaj më nderoi dhe emocionoi. E di që ata që më duan janë më shumë se ata që më urrejnë. Ju dua të gjithëve”, tha Infantino.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Ndryshimet në Kodin Rrugor ulin numrin e aksidenteve
Artikulli tjetërVARSHAVE – Polonia do të dërgojë katër avionë MiG-29 në Ukrainë