Ballina Flash

Gjendet në Karaburun 64-vjeçarja, ishte shkëputur nga guida turistike

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Policia e Vlorës ka dhënë sot informacion shtesë për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkëputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike.

Policia informon se, sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.

“Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj”, thuhet në njoftim.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Rexhina Merlika
Artikulli tjetërKumbaro-Tomašević, promovim turistik i Tiranës dhe Zagrebit