Ballina Aktualitet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve regjistron PS-në dhe Partinë e Lirisë për 14 majin

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në seancën e sotme publike shqyrtoi kërkesat e partive politike për regjistrimin si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Në përfundim të shqyrtimit të kërkesave dhe dokumentacionit shoqërues, Komisioneri Celibashi vendosi pranimin e kërkesës dhe regjistrimin si subjekt zgjedhor të “Partisë Socialiste të Shqipërisë” dhe “Partisë së Lirisë”.

Po ashtu, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi kthimin për plotësimin e dokumentacionit për partinë “Bindja Demokratike” dhe partinë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” dhe mos regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë “Lëvizja Bashkë”.

Gjithashtu, në seancën e sotme u miratuan vëzhguesit afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për vëzhgimin e procesit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPagat e mjekëve, Alimehmeti: Qeveria nuk arrin nivelin e Kosovës
Artikulli tjetër​Osmani takon Lajçak