Ballina Aktualitet

8 marsi, buqeta me lule për ministret

TIRANË, 8 mars /ATSH – I. Vata/ Ministret kanë marrë sot gjatë mbledhjes së qeverisë, buqeta me lule, si dhuratë për 8 marsin.

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale, foton e ditës, ku tregohet se me rastin e 8 marsit, janë vendosur buqeta me lule në vendet e ministreve të qeverisë, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama uroi të gjitha gratë me rastin e 8 marsit.

“Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, shkroi Rama mëngjesin e sotëm.

Qeveria Rama ka në përbërje më shumë gra se sa burra, konkretisht 12 gra ose mbi 70% të qeverisë.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTOKHOLM – NATO: Rusia nuk duhet nënvlerësuar, të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën
Artikulli tjetërMEDIA – Përfaqësueset e agjencive evropiane të lajmeve kërkojnë barazi në drejtimin e EANA-s