TIRANË, 4 mars/ATSH/ Punimet në të gjitha kantieret e Unazës së Madhe të Tiranës po avancojnë dita-ditës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga kantieri i Unazës së Madhe të Tiranës, ku loti 5 po merr formë dita – ditës.
Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























